Kulture Letërsi 

Është botuar libri poetik “Pelerinë mëkatesh”, i autorit Esat Vatovci

Këto ditë doli nga shtypi libri poetik “Pelerinë mëkatesh”, i autorit Esat vatovci, botuar nga shtëpia botuese Lena Graphic Design.

Libri Pelerinë mëkatesh, vjen si një margaritar i shkëlqyer për lexuesin kureshtar dhe poezitë e tij, bazuar në tematikë e përmbajtje, janë strukturuar në tri cikle: Nëpër kohë të vështira, Thërrime jete dhe Përpara jetës. Thënë të drejtën, në të parë, kjo ndarje nuk paraqet ndonjë skemë të ngurtë klasike, ngase ato përbëjnë thuajse një tërësi organike, me porosi të qarta e me synime të përparuara. Vetë titujt e poezive janë të përzgjedhur dhe mjaft domethënës, gjë që dëshmon përkushtimin e autorit si krijues që synon të ecën përpara, drejt majave të suksesit, ka shkruar recensuesi i librit, profesor Bedri Tahiri.

“Metamorfoza e vargjeve të kësaj përmbledhjeje ecën natyrshëm dhe evoluimi pozitiv hetohet nga poezia në poezi. Vargu i saj, të shumtën i liruar nga klishetë e demoduara, synon strukturat dhe përmbajtjet moderniste. Madje, mu atëherë kur lirohen nga skematizmi konvencional dhe nga ngurtësia e teorive metrike, ato dalin më të bukura, më të kapshme, më të fuqishme e më të realizuara”, shkruan me tej në recensionin e tij profesori Tahiri. /Vizioni.info/

Të fundit nga kategoria

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial