Ermal Fejzullahu pëson aksident me veturë, thotë se gjendja e tij është e mirë

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka njoftuar ndjekësit e tij se ditën e sotme (e premte) ka pësuar aksident rrugor.

Një gjë të tillë e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku ka publikuar një video teksa flet për gjendjen e tij.

Mish i freskët nga Perutnina Ptuj, cilësi dhe siguri

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

“Desha t’ju njoftoj se kam qenë pjesë e një aksidenti, së bashku me disa pjesëtarë të familjes, të gjithë jemi shëndosh e mirë, nuk është diçka për t’u bërë tragjike”, ka thënë ai

Përmes mesazhit të dhënë, këngëtari ka falënderuar të gjithë ata që kanë treguar shqetësim për ngjarjen që i ka ndodhur.

“Ju falënderoj të gjithë juve që keni treguar shqetësim dhe që keni treguar kujdes të veçantë. Ju dua të gjithëve, uroj të keni shëndet dhe të kaloni një ditë sa më të mirë”, përfundoi Ermali. /Telegrafi/

Ardian H

Read Previous

Haradinaj tregon se pse AAK-ja përzgjodhi këto katër ministri në Qeverinë Hoti

Read Next

Thomas Bach: Lojërat Olimpike të Tokios mund të anulohen