Erdogani realizon vizitë të papritur në Tunizi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka realizuar një vizitë të papritur të mërkurën në Tunizi për të biseduar me homologun e tij, Kais Saied, duke shënuar kështu vizitën e parë të presidentit turk prej kur Tunizia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale në vjeshtë të këtij viti.

Kjo vizitë vjen teksa Turqia ka shtuar përpjekjet për të arritur marrëveshje me kombet e Mesdheut, meqë për këtë hapësirë ka mospajtime me Greqinë për brigjet e ishullit të ndarë të Qipros.

Muajin e kaluar, Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të demarkakimit të kufijve detarë me Qeverinë e Libisë, hap që ka zemëruar Greqinë.

Athina ka thënë se marrëveshja shkel ligjin ndërkombëtar, derisa Ankaraja e arsyeton vendimin e saj duke thënë se ka për qëllim të mbrojë të drejtat e njerëzve në atë rajon, dhe është në përputhje të plotë me ligjet për zonat detare.

0 Reviews

Write a Review

Gazetari

Read Previous

Personi në foto sot është këngëtar i njohur, a po e njihni? (Foto)

Read Next

Ndahet nga jeta komandanti i UÇK-së

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial