Bota Lajme 

Erdogan tregon ku e merr frymëzimin për të qeverisur: Ky është lideri që më mbush

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan beson se emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, është një nga drejtuesit që e frymëzuan atë, duke e përshkruar atë si “një drejtues të ri dhe dinamik që është në anën e vendeve të varfra”. 

I pyetur nga studentët për udhëheqësit historikë që e frymëzuan, Erdogan tha: Profeti Muhamed, bekimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, është një shembull i një udhëheqësi ideal për mua. Gjithashtu, ka liderë që kanë lënë gjurmët e tyre në kohën në të cilën kanë jetuar. Për shembull, themeluesi i Turqisë Mustafa Kemal Ataturk”.

Presidenti Erdogan shtoi se Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, ishte një drejtues i ri dhe dinamik, i cili qëndron në anën e vendeve të varfëra, jeton në rajonin e Gjirit. 

Ai shtoi: “Kur shohim Evropën, për momentin nuk mund të veçoj një drejtues në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ish -kancelari gjerman Gerhard Schroeder kishte cilësi udhëheqëse dhe ishte i sinqertë”. 

Presidenti turk theksoi se aktualisht ekziston një krizë serioze drejtimi në Evropë, një vakum lidershipi, duke thënë. Ai deklaroi se nuk mund të tregojë një udhëheqës të mirë që ka cilësi dhe mund të vihet në drejtimin e Europës. 

Duke komentuar tërheqjen e Turqisë nga bisedimet e pranimit në BE, ai theksoi se vendi i tij “nuk do të tërhiqet me iniciativën e vet” edhe nëse Unioni nuk pranon anëtarësimin e saj. 

Erdogan theksoi se vendi i tij nuk kishte më nevojë për Bashkimin Evropian, pasi ai ishte në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat e tij në të gjithë sektorët. /SotNews/

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial