Erdogan kryeson në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Sipas rezultateve të para të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura sot në Turqi, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan prin me 59.9% të votave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas 19.35 për qind të fletëve të votimit të numëruara, kundërkandidati Muharem Indz ka 25.8 vota.

Rezultatet vijnë pas raportimeve se ka përfunduar procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale dhe të 27-tat parlamentare në Turqi.

Sipas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), shkruan AnadolyAgency, votimi nisi në orën 8:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Votuesit në Turqi kishin mundësinë të shfrytëzonin obligimin e tyre qytetar në 180.065 kuti votimi.

Në ndërkohë, edhe përkundër përfundimit të procesit, kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit do të lejojnë të votojnë edhe qytetarët që mund të kenë ngelur në pritje për të votuar.

Po sipas këtij mediumi, procesi i votimit ka përfunduar edhe në pikat doganore për qytetarët jashtë vendit, i cili filloi më 7 qershor.

Gazetari

Read Previous

Xhafer Tahiri kujton kohën kur festonte fitoren e tij në shesh së bashku me Hajzer Krasniqin

Read Next

Ç’është qumështi i bletës ?