Erdogan: Do t’i largoj kurdët nga kufiri nëse Rusia nuk respekton marrëveshjen

Turqia do të pastrojë zonën kufitare me Sirinë nga Njësitet për Mbrojtjen e Popullit (YPG), një milici kurde, nëse Rusia nuk i përmbahet obligimeve që dalin nga marrëveshja e arritur këtë javë në Soçi, tha sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas marrëveshjes, që Erdogan arriti me presidentin rus, Vladimir Putin, ushtria ruse dhe rojet kufitare siriane, duhet të largojnë luftëtarët e YPG-së rreth 30 kilometra nga kufiri Siri-Turqi.

Ankaraja e konsideron YPG-në organizatë terroriste.

Erdogan po ashtu përsëriti kërcënimin e tij se do “të hapë portat” për refugjatët që të nisën drejt Evropës, nëse shtetet evropiane nuk mbështesin planet e Ankarasë për të krijuar “zonë të sigurt” në verilindje të Sirisë, ku dëshiron që t’i vendosë mbi tre milionë refugjatë, që aktualisht gjenden brenda Turqisë.

Turqia nisi një ofensivë kundër kurdëve në Siri, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vendosi që të tërheqë trupat amerikane nga zona kufitare Siri-Turqi.

Më 22 tetor, Rusia dhe Turqia arritën një marrëveshje që të dëbojnë forcat kurde nga zona kufitare.

Gazetari

Read Previous

Vasfije Krasniqi me porosi për burrat kosovarë: Pasi nuk na mbrojtët, të paktën na përkrahn

Read Next

Hernandez flet për jetën në Milano: Jam pjekur si njeri, në Madrid isha më i llastuar