Era, Will Smith dhe Nicky Jam zbulojnë futbollistin e preferuar në këtë Kampionat

Tre autorët e himnit të Kampionatit Botëror “Russia 2018” kanë arritur në Rusi.
Para finales së madhe, Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam kanë dhënë konferencë për shtyp si dhe kanë vazhduar me intervista për mediet atje, shkruan lajmi.net.

Në konferencë, Era ka përmendur golat e Xhakës dhe Shaqirit për Zvicrën, si momentin më të paharruar nga ky Kampionat.

Po ashtu, tre artistët janë pyetur edhe se cili ka qenë futbollisti i tyre i preferuar në këtë Kampionat, ndërsa që të tre kanë thënë emrin e Cristiano Ronaldos.

Era ka veçuar edhe Lionel Messin, kurse ka shtuar se këtij Botërori i ka munguar shkëlqimi i Ronaldinhos.

Gazetari

Read Previous

Ndërpritet greva e minatorëve të Trepçës, kërkesat plotësohen brenda 90 ditësh

Read Next

Nëse nuk do të kishte shpikje kroate, bota jonë do të dukej krejtësisht ndryshe