Emina Çunmulaj testohet për herë të dytë për COVID-19, ky është rezultati

Emina është testuar për herë të dytë për koronavirus.

Modelja Emina Çunmulaj i është nënshtruar testit për koronavirus dhe tregoi se këtë gjë po e bën për herë të dytë.

Ajo publikoi një video nga momenti kur po testohej, ndërsa tregon se kjo gjë nuk është aspak e lehtë siç mendojnë disa.

Emina bëri të ditur se doli negative në këtë test, por thotë se ndihesh sikur sytë po të dalin nga vendi teksa testohesh.

“A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Isha negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur sytë duan të të dalin nga vendi”, ka shkruar ajo.

Fitore H

Read Previous

Kaq seksi nuk e keni parë, Kida rrëmben vëmendjen me paraqitjen e fundit

Read Next

6 gjërat më të çuditshme që janë gjetur në trupin e njeriut!