Emërohet nënkryetari i ri i Komunës së Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka emëruar Arton Gavazin në pozitën e nënkryetarit të Ferizajt.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Ferizajt në Facebook, përmes një njoftimi në të cilin thuhet se Gavazi mbante pozitën e drejtorit të Administratës së Përgjithshme.

“Është Arton Gavazi, Nënkryetar i ri i Komunës, master i shkencave juridike, kuadër profesional i dëshmuar që nga sot do të kryej detyrat e ushtroj kompetencat e Nënkryetarit të Komunës së Ferizajt. Nënkryetari Gavazi, mbante pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Emërimi i Gavazit në pozitën e të dytit të Ferizajt u bë pasi Naim Ferati kishte dhënë dorëheqja nga kjo pozitë më 3 qershor të këtij viti, me qëllim të përkushtimit në avancimin profesional

Fitore H

Read Previous

Ecuria e bisedimeve Kosovë-Serbi në pikëpyetje

Read Next

Maqedonia e Veriut nesër hap kufijtë, pa test dhe karantinë