Elezaj: Qytetari nga Peja me aktivitet biznesor në Klinë, rezulton i prekur me coronavirus

Coronavirusi pas rreth dy muajsh kthehet në Komunën e Klinës.

Kryetari Zenun Elezaj thotë për RTV Dukagjinin se personi i infektuar nuk është nga Klina por që ka aktivitet biznesor në këtë komunë.

“Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po e monitorojmë gjendjen e tij”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Elezaj thotë se personi në fjalë sigurisht se ka pasur kontakte por që sipas tij Instituti i Shëndetësisë Publike ka shumë ngarkesë.

“Bashkë me IKSHP-në kemi bërë listën e kontakteve që do të testohen por dihet që pas lirimit të masave ka një ngarkesë”.

Kryetari i Klinës thotë se biznesi momentalisht është mbyllur dhe është dezinfektuar hyrja ku punëtori ka banuar me qira.

“Tani më ai është kthyer në fshatin e tij në Komunën e Pejës”.

Elezaj thotë se tashmë qytetarët kanë mposhtur psikologjikisht virusin dhe nuk po ruhen duke rritur mundësinë e infektimit.

Ardian H

Read Previous

Një gjarpër i cili tmerroi banorët e zonës, zhduket nga apartamenti në qytetin francez të Rennes

Read Next

Evropa është rritur në rastet e koronavirusit për herë të parë në muaj