Ekspertët skeptik pasi studiuesit raportojnë rezultate pozitive të vaksinave të Covid-19

Studiuesit në Kinë raportuan rezultate nga prova e parë e vaksinës kundër Covid-19

Në një studim të botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, studiuesit thanë që vaksinat e tyre ishte e trajtuar mirë dhe kishte një përgjigje imune kundër koronavirusit të ri. transmeton vizioni.info

Vaksina e zhvilluar nga CanSino Biologlic dhe Instituti i Bioteknologjisë në Pekin, u testua në 108 të rritur të shëndetshëm të moshave 18 deri në 60 vjeç në Wuhan, akush prej të cilëve nuk ishte i infektuar me virusin Covid-19

Të gjithë pjesëmarrësit morën injeksione në doza të ulëta, të mesme ose të larta dhe nuk raportuan efekte anësore dhe serioze sipas studimit

Përgjigjet e dobëta të vaksinës kundër Covid-19

Megjithatë, pothuaajse gjysma e marrësve të vaksinës raportuan ethe, me 44% raportuan lodhje dhe 39% raportuan dhembje koke, përgjethësi 9% e pacientëve raportuan efekte anësore që ishin mjaft të rënda

Sipas Dr.paul Offit këto efekte anësore nuk janë një shenjë e mirë anësore, përveq kësaj ai tha se kjo vaksinë nuk shkaktoi reagim të fortë imunitar

Sipas studimit, rreth gjysma e marrësve të vaksinës të ndarë në grupe me dozë të ulët dhe të mesme zhvilluan antitrupa neutralizues, të cilat mund të lidhen me koronavirusin dhe të neutralizojnë efektet e tij

Rreth tre të katërtat e njerëzve në grupin me dozë të lartë zhvilluan antitrupa, por studiuesit gjithashtu vunë re disa efekte të rënda anësore, dhe shtuan se në të ardhmen nuk do të jepët me një dozë kaq e lartë

Dr.Offit tha se përveq këtij grupi edhe doza e pretenduar si më e ulët, ishte e lartë dhe rekomandoi që studiuesit e CanSino të hiqnin dorë nga përpjekjet e tyre, duke shtuar se ka kandidatë tjerë që duhet të bëjnë më mirë se këta, dhe se nuk ishte aspak i impresionuar me rezultatin e kësaj vaksine./vizioni.info

Vizioni Info

Read Previous

Fury iu premton tifozëve duelin me Joshuan – gjithçka varet nga Pulev e Wilder

Read Next

Muller barazon rekordin e De Bruynes për asiste