Ekskluzive: Zbulohet skandali i Daçiqit, si ia dha Kongos 2 milion euro armë për të mos e njohur Kosovën| DOKUMENT|

Gazeta NewBorn, ditë më parë kishte raportuar me anë të disa artikujve lidhje me tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga disa vende të kontinetit afrikan, ku në disa prej tyre ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq kishte dhënë shuma të mëdha të parave për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës.

Dje në mediat në Serbi është publikuar një lajm ku, Mirinika Tepic, nënkryetare e SSP-së në Serbi, tha se Daçiqi ka mbledhur para nga biznismen e tregtar armësh për të paguar tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Gazeta NewBorn, përmes mekanizmave të lartë të sigurisë në Lindjen e Mesme, ka arritur të zbuloj një skandal të madh të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daciq. Në vitin 2017-të, Daciqi bën një marrëveshje të fshehtë me Ministrinë e Jashtme të Kongos, që kjo e fundit të mos të njeh Kosovën, dhe ministri serb të i’a kopenzoi me vlerë 2 milion euro armë ku edhe sot ky ministër vazhdon duke furnizuar ato shtete.

Gazeta NewBorn, poashtu përmes mekanizmave të lartë të sigurisë në atë kontinent ka arritur të zbuloj edhe korridoret e trafikimit të armëve.

Serbia, transportin e këtij armatimi e bën përmes Bullgarisë, pastaj nisën për në Ankara të Turqisë, vazhdojnë për në Egjip dhe nga Egjipti zbarkojnë në Kongo.

Edhe vite më parë të njëjtat rrugë ishin përdorur edhe për të financuar organizatën famëkeqe në botë ”ISIS”, shkruan Gazeta NewBorn.

Vlen të theksohet se Daçiqi shumë vendeve të Lindjes së Mesme, për furnizim me armë dhe me para në kompensim për tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës.Gazeta NewBorn ka siguruar njohjen e Kongos në vitin 2017, por në momentet e fundit ky shtet e kishte tërhequr dhe nuk e kishte sjellur në Kosovë për shkak të marrëveshjes se cekur me lart në mes Serbisë dhe Kongos.

Gazetari

Read Previous

Shembull i tolerancës fetare, deputetja me shami viziton motrat e nderit për Krishtlindje

Read Next

Ndahet nga jeta edhe një person në Deçan


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0