Ekonomisti i njohur paralajmëron 10 vjet rënie dhe borxhe pas krizës së Covid-19

Ekonomisti Nouriel Roubini ka paralajmëruar një rënie të zgjatur dhe rimëkëmbje të ngadaltë nga koronavirusi.

Profesori Roubini tha se ka disa punë që thjesht nuk do të kthehen pas kësaj krize.

Edhe nëse ekonomia globale rikuperohet këtë vit nga ndikimi i koronavirusit, do të jetë “e zbehtë”.

Ai paralajmëroi për recesion “të paparë”. Profesori Roubini parashikoi krizën financiare në 2008 para shumë të tjerëve.

“Gjatë krizës financiare globale u deshën rreth tre vjet derisa prodhimi ra ndjeshëm”, tha ai.

“Kësaj radhe nuk kaluan tre vjet, madje as tre muaj. Në tre javë pati rënie të çdo përbërësi”.

Profesori Roubini gjithashtu tha se çdo rikuperim do të jetë në formën e asaj që ekonomistët e quajnë një “U”, apo edhe diçka më afër një “L” – atë që ai e quan një “Depresion i Madh”.

Një rikuperim në formë U do të thotë që rritja do të bjerë poshtë, dhe pastaj do të vie vetëm pas një periudhe të zgjatur të ngadaltë ose pa rritje.

Një rimëkëmbje në formë L është edhe më drastike – duke rënë ndjeshëm dhe duke qëndruar atje për një periudhë të zgjatur kohe.

Kjo për shkak të shumë vendeve të punëstë humbura në të dy vendet e pasura dhe të varfra si rezultat i bllokimeve masive për të luftuar virusin.

“Këto punë që janë zhdukur do të kthehen vetëm pjesërisht, me paga më të ulëta, pa përfitime, me kohë të pjesshme,” shtoi Roubini.

“Do të ketë edhe më shumë pasiguri të vendeve të punës dhe të ardhurave dhe pagave për një person mesatar pune”.

Paralajmërimi i tij vjen pasi numri i rasteve të koronavirusit në nivelin global arrin pesë milion, me shumë vende që shohin një valë të dytë të infeksioneve dhe po përpiqen të rihapin ekonomitë e tyre – një faktor kryesor nëse rritja ekonomike mund të kthehet shpejt./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Krasniqi i reagon Aliut: Na gënjyet për rezultatin e sondazhit, apo LVV-ja e ka ndërmend ta propozojë Veselin për kryeministër

Read Next

Ku është Xhelal Sveçla? Asnjë fjalë rreth “Gardës” nga e cila shefi i tij pretendon se u kërcënua