Ekipet e FSK-së kanë rregulluar ambientin e jashtëm të SHFMU “Iliria” në Strofc

Pas një pune katër ditore, ekipet e FSK-së kanë bërë pastrimin e ambientit të jashtëm të SHFMU “Iliria” në Strofc të Vushtrrisë.

“Ekipet e FSK-së kanë bërë largimin e gërmadhave dhe rrregullimin e ambientit të jashtëm të shkollës sonë, duke e bërë më të pastër ambientin përreth”, ka thënë për Vizioni.info drejtori I shkollës në Strofc, Ardian Jashari.

Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, Afrim Namani dhe drejtori i shkollës “Iliria” Ardian Jashari kanë falenderuar FSK-në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për nxënësit dhe komunitetin. /Vizioni.info/

Gazetari

Read Previous

Aksident i rëndë në Gllarevë, tetë persona mbesin të lënduar

Read Next

Trupat e NATO-s shkatërrojnë bandën serbe që po kontrabandonte alkool në Kosovë