Edhe Presidenti dhe i biri bëjnë shqiponjën (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe i biri i tij, Endriti janë shfaqur me imazhe të reja.

Ata sikur shumë personazhe të tjera të famshme, kanë publikuar një imazh teksa po bënin shqiponjën me duar të bashkuara.

“Me kënd me ba shqiponjën pos me lojtarin më të mirë në Kosovë , babin tim.” ka shkruar Endriti në postimin e tij në rrjetin social “Instagram”.

Ndryshe, i gjithë opinioni publik në Kosovë e Shqipëri kanë reaguar në lidhje me dënimin që i ka dhënë FIFA lojtarëve shqiptar për shkak të veprimeve të tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dënuar me një shumë të hollash, pikërisht për shqiponjën që ata bënë me duar gjatë ndeshjes.

Gazetari

Read Previous

Ronaldo po shitet, nga 1 miliard euro Reali ia zbret klauzolën në 120 milionë

Read Next

Ai që thotë gjatë ditës shtatë herë