Edhe Peja preket nga koronavirusi

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv.

Sipas raportit të IKSHPK-së, tashmë del se edhe komuna e Pejës është prekur nga pandemia koronavirus.

” Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë”, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.

Derisa numri i të prekurve me koronavirus shkon gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79).

Por, kemi edhe një lajm të mirë, që zyrtarisht është shëruar edhe pacienti i parë me COVID 19.

Ardian H

Read Previous

Limaj e quan lajm të mrekulleshëm shërimin e një të infektuari, bën thirrje të qëndrohet në shtëpi

Read Next

GRUAJA E INFEKTUAR ME KORONAVIRUS NË PEJË – DEKLAROHET KRYETARI MUHAXHERI