Edhe Ministrja e Jashtme njofton për takimin me Mcallisterin: Theksuam se BE ka dëmtuar kredibilitetin me vizat

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar për takimin që kanë pasur sot në Bruksel me kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, raporton Gazeta Express.

Haradinaj-Stublla thotë se e kanë falënderuar McAllister për mbështetjen e Parlamentit Evropian.

“Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhduar që Parlamenti Evropian dhe ai personalisht i kanë dhënë agjendës së liberalizmit të vizave, theksuam se procesi i tejzgjatur dhe vonuar tashmë ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së, dhe shprehem urgjencën që ky proces të përfundojë sa më shpejtë”.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të intensifikojë dhe operacionalizojë reformat në funksion të avancimit të integrimit evropian të Kosovës”, ka shkruar ministrja.

Ardiana K

Read Previous

HRW: Aktakuza ndaj Thaçit dhe pjesëtarëve tjerë të UÇK’së hap pozitiv për drejtësinë

Read Next

“Po mendoj për ty”, modelja provokon me gjoksin