Shkence 

E VETMJA MËNYRË PËR SHPËTIMIN E JETËS SË GJALLESAVE NË TOKË

Ozoni. Ozoni, është gazi i oksigjenit që gjendet në natyrë me molekulen e pajisur me tre atome oksigjen. Kjo i jep vetinë aktive këtij gazi për mbrojtjen e gjallesave të Tokës nga veprimi i dëmshëm i rrezeve të Diellit dhe sidomos i korpuskulave të tij. Ozoni, gjendet në atmosferë në formën e një shtrese të rralluar dhe të përzjerë me gazra të tjerë. Ai, shtrihet në lartësi të ndryshueshme 12 – 50 km, që për shkaqe gravitacionale lëvizëse të Tokës, zbret edhe më poshtë. Shprehur shkurt, po të mos ishte shtresa e ozonit në sipërfaqen e Tokës, nuk do të ekzistonin gjallesat. Në vitin 1980, në polin e jugut, shkencëtarët vunë re një zonë pa ozon që u quajt vrima e ozonit. Në vitet në vazhdim, kjo zonë herë zhdukej, herë shfaqej por me dimensione më të mëdha. Kjo, i alarmoi shkencëtarët dhe studjuesit. Vrima me e madhe e ozonit, u konstatua në vitin 2006. Nën drejtimin e OKB-së, u zhvilluan simpoziume me tema për mbrojtjen e shtresës së ozonit. U konkludua se shtresën e ozonit, e dëmtojnë shkarkimet nga prodhimet e industrisë dhe sidomos shkarkimet e gazrave frigoriferike të tipit të freonit në atmosfere si dhe shtimi i CO2 nga automjetet dhe gazrat nga djegiet e ndryshme. U rekomanduan zgjidhje që po zbatohen. Dhe në vitet në vazhdim, vihet re një përmirësim. Por sipas Teorisë së Re Gravitative, tashmë në zhvillim, shkaku kryesor i këtij fenomeni, është largimi epokal i Hënës. Ajo, dalngadalë i largohet Tokës 2.5 deri 3cm në vit, llogaritur kjo nga shkencëtarët e NASA-s. Mirëpo me ardhjen e vitit 2020, që është viti me rreshtimin e pjesshëm kozmik më të ngushtë që ka pasur Sistemi Diellor në 2000 vitet që kanë kaluar, mund të rriten Apogjeu dhe Perigjeu i Hënës me një hop mbi vleren e njohur normale që nuk do të ketë korigjim natyral. Këtë hop, Hëna e ka përsëritur edhe në të shkuarën në disa rreshtime të rralla planetesh në kozmos. Në këtë rast, vrimat e ozonit do të jenë të pranishme në të dy polet e Tokës dhe me dimensione më të mëdha. Kuptohet thjeshte në çfarë situatash të vështira mund të ndodhemi. (Nje deri pese vjet mbas vitit 2020 qe do te jene vitet me te nxehta, se me tej vjen normalizimi gradual. Keto situata te priteshme duhen njohur per te eleminuar cdo kaos.)

  Nga interneti mesohet se si një shkencëtar amerikan që studjon vrimat e zeza, i shkruan një miku të tij, një letër alegorike: “I dashur mik, duke punuar për vrimat e zeza, provova të hyj në njerën prej tyre, që sipas teorisë tonë, ato të dërgojnë në të ardhmen. Dhe tani, jam në qytetin tim në vitin 2086. Çfarë të shikosh, rrugë të zbrazëta, shumë pak njerëz, por asnjë nuk njof, janë të brezave të ardhshëm. Unë,  për ta, kam ardhur nga e shkuara. Flasin gjuhën tonë. Por klima shumë e nxehtë ka bërë kërdinë. Si ç’më thanë, ka zona me duzina kufomash që askush nuk i lëviz. Akujt polarë që i kishim problem, janë shkrirë krejt. Ozoni, nuk është në efiçencë, është pakësuar jashtëzakonisht. Ka njerez që nuk kanë treguar kujdes, janë të përzhitur nga fytyra dhe gjymtyrët. Uji i pijshëm është shumë i pakët dhe  kushton shtrënjtë. Nëpër rrugë, lëvizin ca vetura të pa lara. Takon vetëm njerëz të zymtë. Askush nuk ka dëshirë për muzikën, pikturën, sportet etj. E kanë humbur nocionin e luftës. Jetohet me një tmerr masiv. Ju hidhet faji brezave më të hershëm, pse nuk morën masa që brezat e ardhshëm të mos kishin këtë gjendje. Edhe unë nga ana ime, ju porosis: Merrni masa me urgjencë, bëni ç’të mundeni për të shpëtuar të ardhmen! (letra vazhdon me spjegime). Të fala, miku yt! Tetor 2086”.

  Çfarë masa mund të marrim kur, simptomat që po duken janë epokale? Akujt polarë kanë filluar të shkrijnë; vrimat e ozonit po duken me shpesh në polin e jugut. Fusha magnetike e Tokës  po e ul vlerën me ritme më të larta nga dekadat e kaluara. Tërmetet kanë shtuar intensitetin dhe madhësinë. Mos vallë po troket fataliteti? Po vazhduan fenomenet me këto ritme katastrofa është pranë, ndoshta për 100 deri 200 vjetë që për njerëzimin, janë shumë pak. Gati të dëgjojmë thirrjet ulëritëse të pasardhësve tanë të afërm: “Pse na latë kështu”? Dhe kanë të drejtë të na shajnë.

VRIMA E OZONIT me 4.TETOR.2019

  Kjo situatë e frikshme, gjen zgjidhje në Teorinë e Re Gravitacionale të “Big Bangut” të Zhvilluar. Sipas saj, këto simptoma janë efekte gavitacionale. Dhe zgjidhja, gjëndet te  eleminimi i shkakut të këtyre pasojave, që  do të quhet ’’Hëna Blu’’ sipas gjuhës së popujve skandinave, që është Hëna me Perigjeun më të afërt me Tokën. Në këtë pozicion kozmik të Hënës, në Tokë vërehen fenomene atmosferike të fuqishme dhe jo vetëm rreshje shiu.  Ndodhi “Hëna Blu” më 3 Dhjetor të vitit 2017  kur u afrua me Tokën në distancën rreth 50 mijë kilometra, kur distnca mesatare e zakonshme është 383 mijë kilometra dhe qëndroi kështu deri më 31 Janar 2018. Kjo dukuri, ka ndodhur edhe në vitin 1886 dhe në vitin 1948. Ky është edhe shkaku i dimrit të acartë në hemisferën veriore, në periudhën Dhjetor 2017 – Janar 2018. Në të gjithë qytetet veriore të Amerikës së Veriut, temperatura e ulët arriti vlerat rekord; në Çikago, mbrriti minus 37 gradë Celsius, e pa parë ndonjëherë; në Minesota, arriti minus 17 gradë Celsius e  diku akoma me tepër, sipas të dhënave televizive.

  Në muajin Janar 2018, shkencëtarët vrejtën zvogëlim të dukshëm të vrimës së ozonit, deri ne eleminim in e saj, në polin e jugut, duke shprehur idene se masat e mara për zvogëlimin e sasisë së gazrave inerte, po japin efekt. Kurse sipas Teorisë së Re Gravitative, shkaku i këtij zvogëlimi të vrimës së ozonit e shkaktoi “Hëna Blu” ose afrimi në këtë periudhë i Hënës me Tokën. Në vazhdim, me largimin e Hënës në largësinë e zakonshme, vrima e ozonit do shfaqet përsëri pavarësisht nga zvogelimi i gazeve inerte në atmosfere.

  Pra kuptohet që shkaku i lindjes së vrimës së ozonit në Globin Tokësor, është largimi gradual i Hënës. Sipas kësaj hipoteze logjike,  largimi i mëtejshëm i saj nga Toka, do të shoqërohet me vrima ozoni, me dimensione më të mëdha, në të dy polet. Ky do të jetë tmerri i ardhshëm epokal që ka përpara njerëzimi. Kjo situatë katastrofale për botën e gjallë, nuk ka korigjim natyral. Për jo më shumë se 200 vjet, brezat e ardhshëm do të na bëjnë përgjegjës, pse nuk e zgjidhëm këtë problem të natyrës, kur meriton tërë punën shkencore dhe financimin e saj. Me vone do jete shume vone.

  Sipas Teorisë së Re Gravitative, zgjidhja, është mbajtja e Hënës në distance të optimale nga Toka. Por a afrohet dot Hëna? Duket si e pa mundur por nuk eshte ashtu. Mund të thuhet se kjo distancë mbahet në kontroll nëpërmjet disa turbinave të fuqishme reaktive të vendosura ne Hene në pika të caktuara, që të vihen në punë njëkohësisht per nje fare kohe te caktuar. Kjo kërkon bashkëpunim dhe financime ndërkombëtare. Kjo zgjidhje do të jetë sfida e njerëzimit në mijëvjeçarin e tretë. Dhe vrimat e ozonit eleminohen.

  Në mijëvjeçarin në vazhdim do të kemi edhe sfida të tjera siç është ajo e ngritjes  artificiale të Fushës Magnetike të Tokës aq e vlefshme kjo për gjallesat e Tokës, krijimi në laborator i Konit të Elementëve, parashikimi i tërmeteve dhe vullkaneve.

  Të gjitha këto mbështeten në Teorinë e Re Gravitacionale. Brezat që do vijnë do t’i gëzojnë këto rezultate të shkencës, pasi e kemi për detyrë të sigurojmë brezat e ardhshëm./Frederik Bilca/Vizioni.Info

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial