E qëlloi babai i të dashurës, ndërron jetë 38-vjeçari

Ndërroi jetë në spital Olsi Lelo, i plagosur paraditen e së mërkurës në zonën e unazës së re në kryeqytet.
38-vjeçari u qëllua në kokë me kaçavidë nga 51-vjeçari Remzi Çaushaj, i cili u vu në pranga.

Sipas burimeve policore, autori i krimit kundërshtonte lidhjen e vajzës së tij prej disa muajsh me viktimën.

Madje për të realizuar plagosjen autori kishte udhëtuar nga Fieri ku jetonte. Po sipas burimeve, sherri për lidhjen kishte bërë që vajza të kërkonte edhe urdhër mbrojtje ndaj babait.

Gazetari

Read Previous

Miratohet huaja për përfundimin e autostradës Prishtinë-Pejë

Read Next

Haradinaj pjesë e aksionit të pastrimit te “Fadil Vokrri”