Lajme 

E mitura nga Drenasi që u shfrytëzua për qëllime seksuale, tregon për raportin që kishte me gjashtë zyrtarët /Dokument

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për përfshirje në ngacmim seksual ndaj të miturës nga Drenasi.

A.G., nxënëse e klasës së 10-të në shkollën e  mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, fillimisht u ballafaqua me ngacmim seksual nga profesori i informatikës, Shkëlzen Xhekaj.

Asokohe 16 vjeçare, e mitura u detyrua që në veturën e profesorit ta humbiste virgjërinë. Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hartuar akuzën e rastit “Drenasi”, ku ngarkon me aktakuzë gjashtë persona të përfshirë në rastin seksual me të miturën.

Me akuzë janë të ngarkuar:  Shkëlzen Xhekaj, 40 vjeç, profesor i lëndës Teknologji Informative në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, Vesel Veseli, 49 vjeç, Rreshter Policor në Stacionin Policor Drenas, Gazmend Halilaj, 37 vjeç, avokat, Fatmir Caraku, 59 vjeç, profesor i Artit Figurativ, Ibrahim Rexhepi, 59 vjeç, profesor i lëndës Edukatë Qytetare në shkollën e mesme në Drenas dhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale Hysen Hoxha, 58 vjeç.

A.G., në prokurori ka dhënë deklaratën e saj ku rrëfen afërsinë me tre profesorët, policin, avokatin dhe punëtorin e QPS-së.

Profesori kishte filluar ngacmimet në objektin shkollor, me pas në rrjetin social Facebook, pas kësaj e ka ftuar të dalin me veturën e tij, ku e kryen marrëdhënien e parë seksuale, e më pas kanë përfunduar në hotel.

“…për herë të parë me u takuar me të, ka qenë nja një muaj e gjysmë pasi ka filluar viti shkollor në vitin 2016 dhe jemi takuar tek autolarja që gjendet në fshatin tonë. Ai ka ardhur me veturë që ka qenë e tipit” Opel Corsa”,ngjyrë hiri,me targa të regjistrimit 01-***-HL,unë fillimisht kam dashur me u ul përpara,por ai më ka thanë ulu mbrapa. Ai më ka thanë se vetëm po shëtisim pak me veturë. Kemi shkuar tek stadiumi i futbollit “Rexhep  Rexhepi” në një pjesë në fund ku ka pak qarkullim të njerëzve, ka qenë mbrëmje, aty e ka ndal veturën, pa  dal  jashtë veture ka kaluar në pjesën e pasme ku isha unë,menjëherë ka filluar të më prek dhe të më puth, m’i ka zhveshur teshat, njëherë poshtë e pastaj edhe lartë  dhe mu ka hedhur sipër, më ka thanë hapi këmbët, mua më ka lëshuar fuqia, pastaj është zhvesh edhe ai i tëri dhe ka filluar të ketë marrëdhënie seksuale, edhe pse unë i thash jo dhe nuk po mundem, sepse kjo ishte edhe hera e parë që unë kam pasur marrëdhënie seksuale,por ai ka vazhduar derisa e ka kryer duke më thanë hajt se të men, të kalon, dhe pasi ai akt seksual nuk ka zgjatur shumë, unë kam filluar të vishem dhe kam vërejt se kam pasur gjakderdhje dhe i thash se ma humbe virgjinitetin,  ai më tha hajt se nuk është gajle dhe më tha se shumë e fort qenke”, ka deklaruar para prokurorisë A.G.

Ajo më pas thotë se e ka mbajtur të fsheh gjithë skenën dhe lidhjen një vjeçare me profesorin, me të cilin ka pasur marrëdhënie aktive seksuale nganjëherë me mbrojtje e nganjëherë pa to.

“Pasi që unë virgjinitetin e kam humbur nga profesori në fjalë, kam menduar se ma nuk më merr kush, por ai më ka premtuar se rrugët tona do të qelën edhe pse unë dikur e pata kuptuar se ai është i martuar. Më kujtohet se gjatë shtatorit të vitit 2017, në telefon më ka ftuar gruaja e profesorit, M, kur jemi takuar ka qenë edhe profesori aty dhe unë i kam thanë asaj se ky ma ka shkatërruar jetën, kurse ai më pat thanë “ se kam me të shti në dhe”, arsyeja që ata më kanë thirr ka qenë se e kishin kuptuar që unë kam vendosur me i lajmëruar në polici, sepse paraprakisht  Shkelzeni  më pat  thanë se “po e ndërpremë lidhjen”, ka thënë më pas ajo.

Kur rastin e ka lajmëruar në polici, A.G., e ka lajmëruar edhe familjen e  saj për rastin e profesorit, ku sipas saj, ata i kanë ofruar mbështetje.

“Atë ditë që e kam lajmëruar rastin në polici, unë e kam lajmëruar edhe familjen time se Shkelzeni më ka shfrytëzuar më ka keqpërdor,më ka mashtruar,më ka thanë se të marrë dhe për këtë qëllim edhe e kam lajmëruar në polici, ku familja më ka përkrah duke më thanë se mirë ja ke bë”, ka thënë ajo para prokurorëve.

Me të lajmëruar rastin në polici, profesori i ka shkruar viktimës duke i thënë të shkojë ta heq deklaratën “se po martohemi”.

“Më kujtohet thotë e dëmtuara se dikund kah muaji korrik pasi kemi pasur  marrëdhënie  seksuale  dhe profesori e ka qit spermën brenda ,ma ka jap një hap me e pi që ishte për me parandalua shtatzëninë,atëherë mua mu pat lëshua gjakderdhje dhe dhembje e madhe. Unë kam qenë disa herë në shtëpinë e  Shkelzenit  dhe thotë  se  marrëdhënie  seksuale,  kemi pasur edhe në dhomën e fjetjes së tij,gjithashtu  thotë se  me profesorin kam pasur edhe marrëdhënie seksuale orale,por jo edhe anale,me të njëjtin kanë pasur vetëm foto normale,por jo edhe duke bërë marrëdhënie seksuale”, ka deklaruar ajo.

Ende pa e mbyllur një plagë, e dëmtuara përballët më një person tjetër zyrtarë që në kohen kur ajo po përballej me një traumë shfaqet gjoja për ta ndihmuar.

Vesel Veseli është i përfshiri i dytë në rastin e të miturës. Polici vajzën e ka njohur në kohen kur po jepte deklaratë lidhur me profesorin. Sa ishin në stacion Veseli kishte ndërhyrë duke i thënë vajzës “çka ke lakmuar në të” (fjala është në profesorin).

Teksa kishte përfunduar deklaratën Veseli me veturë të policisë së bashku me një koleg tjetër polic e përcjellin për në shtëpi të miturën. “Gjatë rrugës Veseli më ka thanë nuk paska pas faj profesori.”

Kontaktin e parë përmes rrjetit social Facebook e dëmtuara thotë se e ka bërë ajo, pasi profesori pas deklaratës së saj në polici kishte filluar të postoi fotografi në Viber.

“Unë nëpërmes facebookut  e  kam kontaktuar Veselin  dhe  i kam kërkuar ndihmë dhe i njëjti më pat thanë se nuk e di njëherë çka me të thanë. E dijë se i njëjti ma pat kërkuar  edhe  numrin  e  telefonit  dhe  unë  i  pata thanë jo,por ai më tha: okej se unë e gjej për dy minuta në rast dhe sigurisht aty edhe e ka marrë,sepse filloj me më thirr në telefon,unë disa herë ja kam ndërpre lidhjen,pastaj ai filloj të më shkruaj edhe në facebook.Pastaj, ka filluar të më kërkoj të dal edhe të takohemi,unë fillimisht e pata refuzuar,por ai filloj të vij edhe tek shtëpia ime në afërsi,zakonisht ka ardhur në orët e mbrëmjes dhe më ka shkruar që të dal dhe të takohemi dhe unë nga frika se po e hetojnë familjarët e mi dhe po ndodh diçka ma keq, kam vendosur dhe kam dal, jam takuar me  te”, thotë ajo për policin Veseli.

Që daljen e parë Veseli ka vendosur që të shkojnë në një hotel për të kryer marrëdhënie seksuale.

“E dijë që ka qenë mbrëmje dhe jam takuar tek autolarja që gjendet afër shtëpisë time,ai kishte qenë me veturën e tij Mercedes,unë kam hyrë në veturë jam ulur në karrigen e parë dhe fillimisht më ka thanë se mos ki frik se vetëm po shëtisim dhe kemi vazhduar për në Suharekë, ku edhe jemi vendosur në motel “ Celi ” dhoma ka qenë numër 5”, ka thënë para prokurorisë viktima.

“Në motel kemi qëndruar nja dy tri orë dhe aty përveç prekjeve,puthjeve kemi kryer edhe marrëdhënie seksuale dhe atë pa dëshirën dhe  vullnetin tim”, dëshmon aktakuza.

Bashkë me Veselin, thotë viktima, ka qenë tri herë në Shqipëri. Edhe në Shqipëri, thotë e dëmtuara gjithashtu kemi pasur marrëdhënie seksuale, dhe  kjo ka qenë e detyruar me shkuar atje përkundër vullnetit të saj.

Sa i përket shtatzënisë, ajo thotë se pasi ju ka vonuar cikli menstrual ka dyshuar se mos ka mbet shtatzënë dhe këtë ja ka thënë edhe Veselit “e di që ka shkuar dhe m’i ka ble disa tableta “Citotek” dhe më ka thanë me i pi çdo tri orë nga një”, bile thotë se i është dashur t’i dërgoi fakte se ishte dukur i përdorur.

“Më 12 janar 2019, bashkë me Veselin, kemi vendosur që të shkojmë ta bëjmë një ultrazë në Prishtinë, tek një gjinekolog që unë nuk e kam njohur ma herët, por që Veseli siç më ka thanë  e  ka siguruar numrin në gogle e ku unë paraprakisht edhe e kam bërë terminin, sepse numrin ma dha Veseli. E di se ka qenë ditë e shtunë dhe kur jemi afruar tek ordinanca Veseli nuk ka hy brenda,por ka qëndruar jashtë. Kontrollin  me ultrazë  ma  ka  bërë dr.Fehmi Ahmeti,nuk më ka pyetur se a jam e martuar, mi ka marrë vetëm shënimet dhe pasi më ka kontrolluar ka konstatuar se unë jam shtatzënë, siç ka thënë mjeku afër dy muaj. Në ato momente unë jam ndie shumë keq dhe e shqetësuar, ashtu kam dal në korridor e kam bërë pagesën, të hollat paraprakisht  m’i  pat dhënë Veseli dhe si kam dal e kam njoftuar edhe Veselin dhe ai ka filluar me më bind se menjëherë të kthehem brenda dhe të abortoj. Aty kemi qëndruar një kohë të gjatë në veturë duke më bind, por unë nuk pranojsha dhe dikur i pamë kur dolën mjeku dhe personeli, sepse përfunduan orarin e punës, kurse ne vazhduam rrugën dhe u kthyem në Drenas,ku mua më la në shtëpi”, tregon ajo para prokurorisë.

Pas kësaj dite presioni i Veselit ndaj A.G., ka filluar të rritej deri kur e ka bindur se duhet të shkojë të bëjë abortin.

“Më datë 15.01.2019, ora 17:00-të, bashkë  me Veselin, me veturën e tij private, kemi ardhur në Prishtinë, prapë në ordinancën e njëjtë, Veseli ka mbet jashtë, kurse unë hyra brenda.Në ordinancë kishin qenë dr. Fehmi Ahmeti, një mjeke tjetër dhe kur ju kam treguar për çka kam shkuar, më ka thanë: “ a je e sigurt që donë me abortuar”, se nëse po, ne na duhet me thirr një mjek anesteziolog, unë ju thash po e sigurt, atëherë ata edhe vepruan ashtu. Kur ka ardhur ai mjeku tjetër,  i cili ka qenë një plak i moshuar e di që më kanë pyetur apo do me të mpi tërësisht apo vetëm lokal dhe unë i kam thënë tërësisht dhe nuk kam nënshkruar kur far letre.Pas marrjes së anestezionit nuk kam ditur kurrgjë,as nuk e di sa ka zgjatur ai proces i intervenimit,kur jam zgjuar e di se ajo mjekja ka qenë afër meje,pas pak  jam ngrit e kam bërë pagesën,të hollat mi pat dhënë Veseli,pagesa është bërë 230€, mjeku ma ka dhanë edhe  një recetë se çka duhet të përdori. Pas kësaj duke pasur parasysh se kam qenë shumë nxor prej Veselit sa herë që kam dal me ta,pastaj edhe këtë të fundit kur jo që më la shtatzënë,por edhe më detyroj me ndërpre shtatzëninë përkundër dëshirës time  dhe duke qenë e bindur se ai do të vazhdoj prapë me të vjetrën,pra do të kërkoj që edhe më tutje të dalim, më në fund unë kam vendosur që ta lajmëroj si rast”, ka thënë lidhur me të akuzuarin për keqpërdorim të detyrës zyrtare Vesel Veseli.

Me të përfunduar rastin me Veselin, A.G., fillon të komunikojë me avokatin Gazmend Halilaj.

Ajo para prokurorisë kishte mohuar se ka pasur lidhje me avokatin, por ekzaminimi i telefonit të saj ka bërë të prokuroria të zbuloj se ajo kishte pasur lidhje të ngushtë me të lartëpërmendurin.

“Avokatit i kam treguar që kam mbet edhe shtatzënë  me Veselin dhe se më ka detyruar me abortuar,i kam treguar se unë prej fillimit nuk kam dal me dëshirë me Veselin,por ai më ka detyruar dhe avokati ka thanë se është i gatshëm të më ndihmoj siç ka thanë ai përmes njerëzve të vet që i ka”, ka thënë ajo duke vazhduar se kanë vazhduar komunikimin, “Unë përmes viberit,  ja kam dërguar disa materiale edhe screnshot dhe raportet që kam pasur të Veselit, ndër të tjerë edhe një foto të zhveshur të tij, që ja kam bërë unë, kur kemi qenë në motelin në Suharekë, edhe ai më ka fotografuar mua të zhveshur, por nuk e di atij a ja keni konfiskuar telefonin, dhe ditën e hanë avokati e ka përpiluar një shkresë dhe siç ma ka marrë mendja mua ai e ka dërguar në prokurori.”

Ajo me Gazmend Halilaj, ishte njoftuar pas rastit me profesorin Shkelzen Gjekaj, ku ai ishte avokat i tij

Prokuroria thotë se A.G., nuk e pranon se me Gazmendin ka qenë në aferë dhe lidhje dashurie dhe se ai e ka keqpërdor seksualisht,  kurse sa i përket bisedave që i ka zhvilluar e që janë si prova në shkresa të lëndës e që kanë të bëjnë lidhur me dashuri  dhe  porno fotografive që kjo ia ka përcjellë Gazmendit e ku kjo ka qenë tërësisht e zhveshur, kjo thotë se nuk i kujtohen, kurse për shumicën e bisedave thotë se kanë qenë vetëm shoqërore.

“E dëmtuara sa i përket raporteve të saja me Gazmendin nuk deklarohet fort, mundohet me  u ik përgjegjëjeve  kur pyetet  diçka për  Gazmendin, por në raport me Veselin, ajo nuk heziton të deklarohet duke thanë se po fjala është për Veselin. Kështu psh, thotë se Gazmendi e ka ditë kur unë kam shkuar në Prishtinë me Veselin me abortuar, sepse na kish pa, pastaj unë i kam treguar. Thotë se kjo ja ka dërguar Gazmendit foton e zhveshur  të  Veselit, pastaj thotë se kjo i ka thanë Gazmendit se nuk bënë me ja fal Veselit këtë punë se çka i ka bërë ai kësaj,fjala është sipas saj për disa fakte të rëndësishme  siç janë  foto skrinshot e që kjo ma herët ja ka dërguar Gazmendit”, dëshmon akuza.

Me pas thuhet: “E dëmtuara thotë se nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me Gazmendin, dhe kur ballafaqohet me një audio incizim që është gjetur pas ekzaminimit të telefonit të saj, ajo thotë se kjo ka qenë punë hajgare dhe nuk është e vërtet se kemi vepruar ashtu, pastaj nuk i kujtohet as një bisedë që e kanë zhvilluar njëherë në veturën e avokatit e ku ka qenë në lëvizje, pastaj kanë shkuar në një lokal dhe ku dëgjohen duke u puthur me të dëmtuarën, thotë se avokati nuk ka kërkuar ndonjë kompensim prej saj për atë që ka vendosur me i ndihmuar në rastin kundër Vesel Veselit,por thotë se vetëm ka dashur me i ndihmuar.”

Përkundër fakti se edhe në deklaratën e saj të dhënë në prokurori, sikur edhe në atë të dhënë në Inspektoratin Policor e dëmtuara për të akuzuarin Gazmend Halilaj nuk flet keq dhe me çdo kusht mundohet ta mbroj, ajo në një bisedë që ka bërë me njërin prej të akuzuarve në këtë rast i thotë: ”Dreqi e hangt,krejt Gazmendit ja kam pa sherrin,krejt në qit ditë më pruni ai”.

A.G., mohon të ketë pasur lidhje dashur me profesorin e saj Fatmir Caraku dhe Ibrahim Rexhepin.

“E dëmtuara gjatë deklaratës së saj të dhënë si në Inspektoratin Policor,por edhe në at në prokurori nuk ka pranuar se ka pasur ndonjë lidhje apo aferë dashurie me të pandehurit tjerë profesorët e saj Fatmir Caraku dhe Ibrahim Rexhepi, duke thanë se me të njëjtit vetëm ka komunikuar shoqërisht si profesor-nxënës dhe edhe atëherë kur ballafaqohet me biseda që tejkalojnë ato raporte shoqërore siç thotë ajo, sepse më tepër i përngjajnë bisedave që zhvillohen ndërmjet personave të dashuruar dhe që janë në lidhje dashurie, ajo thotë se për mua këto janë krejt normale dhe shoqërore”, thotë aktakuza.

Në deklaratën e saj të dhënë në prokurori, kur pyetet lidhur me profesor Fatmir Carakun, ajo thotë se ka qenë arsimtar në shkollën fillore e ka dhënë lëndën e Artit Figurativ. Për të njëjtin thotë se nuk ka qenë në lidhje me të, por vetëm kanë komunikuar në Facebook, kurse për fotografitë ku shihet profesori krejt nudo e që janë gjetur kur është ekzaminuar telefoni i të dëmtuarës, ajo thotë se ato ja ka dërguar vetë Fatmiri në Facebook. E dëmtuara thotë se këto fotografi arsimtari Fatmir ja ka dërguar, kur ajo i ka pasur 18 vjet,e pranon se arsimtari i ka ndihmuar nganjëherë me mbushje telefoni dhe kur pyetet se a ka kërkuar arsimtari ndonjë kompensim prej teje, apo a ka kërkuar me krye marrëdhënie seksuale me te,ajo thotë se nuk po më kujtohet,mirëpo thotë se marrëdhënie me te nuk ka pasur.

“Sa i përket të pandehurit tjetër  Ibrahim Rexhepi, e dëmtuara në deklaratën e saj të dhënë në prokurori, thotë se e ka profesor, i jep Edukatë Qytetare, duke shtuar se me të njëjtin është shok në Facebook dhe atë nga klasa e 10-të, gjegjësisht nga viti shkollor 2016-2017,por se ka qenë vetëm në raporte shoqërore nxënës-profesor, dhe kur pyetet për komunikimet e saj me këtë profesor e që në të shumtën e rasteve kanë qenë asi komunikimesh sikur të kishin qenë në lidhje dashurie, ajo thotë se për mua ai është njeri shumë i mirë dhe me të njëjtin unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale.”

Personi i gjashtë i përfshirë në aktakuzë është Hysen Hoxha, lidhja e tij me A.G., shpjegohet kësisoji nga viktima.

“Për të pandehurin Hysen Hoxha,e dëmtuara A.G, në deklaratën e saj të dhënë në prokurori ka thënë se e njoh,është punëtor i Qendrës për Punë Sociale në Gllogoc  dhe i njëjti në përgjithësi është sjell mirë me mua,por me një rast kur më ka ftuar në QPS për të biseduar lidhur me rastin tim me profesorin,kur kam dashur me dal më ka tërheq dhe më ka puthur në faqe, për çka unë jam ndie shumë çuditshëm, pastaj më ka pyet a kie Facebook për me komunikuar me ty  me të pyet dhe me pa  se si je, dhe pasi kam shkuar në shtëpi ai më ka shkruar dhe kur unë e pyeta pse më puthe,  ai më tha pse a të erdhi mërzi a, nuk kam qëllim të keq,por shumë të mirë dhe ki besim në mua. Edhe pas këtij rasti deklaron e dëmtuara unë jam takuar me të njëjtin,por nuk kam pasur telashe me te”, thuhet aty.

Sa i përket profesorit Shkelzen Xhekaj, ai është mbrojtur në heshtje, që sipas prokurorisë “len të kuptohet se i njëjti e ka kryer veprën penale siç ka deklaruar e dëmtuara.”

Në deklaratat e tyre, Vesel Veseli dhe Gazmend Halilaj janë munduar të fshehin të vërtetën ku prokuroria në bazë analizës së provave dëshmon të kundërtën.

Sipas prokurorisë, Gazmend Halilaj ka akuzuar Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës se kanë shpërnda informata për jetën e viktimës A.G., mirëpo një gjë të tillë ai e kishte bërë vetë duke ua dhënë numrin personal të vajzës medieve dhe informacione të tjera lidhur me të.

Prokuroria nuk lë hapsirë për shfajësim as ndaj dy profesorëve të tjerë të përfshirë në këtë skandal.

I gjashti nga të përfshirit Hysen Hoxha për qëllime seksuale e ka prekur dhe puthur pa dëshirën e saj tani të dëmtuarën.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial