E dhimbshme! Në ditën e ditëlidjes së saj, do të kryhet ceremonia lamtumirëse për të

Familja pesë anëtarësh Sadikaj, që humben jetën tragjikisht, të dielën në një aksident trafiku në Suharekë, do të varroset të martën në fshatin e tyre, Sopijë.

Ceremonia e varrimit të tyre është organizuar të ndodhë në orën 16:00 të kësaj dite, transmeton Gazeta NewBorn.

Hydajete, Jeton, Albesa, Erjon dhe Eliesa Sadikaj – dy të fundit fëmijë – u aksidentuan të dielën në një fshat malor afër Suharekës.

Sipas njoftimit mortor, Albesa nesër do ta festonte ditëlindjen e saj. Në ditën kur ajo do ta festonte ditëlidnjen, do të bëhet ceremonia e varrimit për të dhe katër anëtarët e tjerë të familjes së saj, shkruan Gazeta NewBorn.

Vdekja e tyre u konstatua në vendin ku ndodhi aksidenti. Vetura e tyre me regjistrim të huaj, u përplas për një autobusë.

Viktimat ishin banorë të Zvicrës, dhe kishin ardhur për pushime në Kosovë.

Gazetari

Read Previous

Konfiskohet një armë në një aheng në Mitrovicë

Read Next

Serbët shajnë Granit Xhakën, përgjigja e tij do t’iu lë pa fjalë