E dashura e Dybalas rrëfen për koronavirusin: Mushkëritë më bënin një zhurmë të çuditshme

Disa ditë më parë, Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini, e fejuara e tij, rezultuan pozitivë me Covid-19.

Të dy janë tashmë në izolim, çka do të vazhdojë edhe për ditë të tjera. Ndërkohë, karantina për disa lojtarë të tjerë të Juventusit ka përfunduar.

Numri 10 bardhezi i siguroi të gjithë përmes profilit të tij në Instagram me një postim të thjeshtë, ku shkruhej shkurt: “Ne jemi mirë”.

Partnerja e Dybala foli në radiostacionin argjentinas “La 100”, duke shpjeguar situatën dhe treguar se si ishin ditët e para: “Është sikur ju prek gripi, trupi të dhemb, jeni të lodhur. Unë nuk kam pasur ethe. E kam matur gjithmonë temperaturën. Ndjeva që mushkëritë e mia bënin një zhurmë të çuditshme. Pastaj, edhe Paulo filloi të ndihej keq, gjithashtu”.

Një “tampon” tjetër pritet brenda ditëve në vazhdim për “Joya” dhe partneren e tij, për të rikonfirmuar situatën: “Ne jemi në izolim prej nëntë ditësh. Tani jemi më mirë. Dy, ose tri ditë më parë unë ndihesha keq. Mjekët na thanë që më 31 mars do të na bëjnë testin tjetër. Ndërkohë, na këshilluan të pushojmë dhe na dhanë disa vitamina”./Telesport/

Ardiana K

Read Previous

MJEKU KOSOVAR SHFRYTËZON SITUATËN PANDEMIKE, HAP KLINIKËN PRIVATE – POLICIA NDËRMERR KËTË VEPRIM

Read Next

Jo 82, por 85, kush ishin deputetët tjerë që votuan për rrëzimin e Qeverisë Kurti