DY SHQIPTARË PËRPLASEN ME VETURË BRENDA AEROPORTIT TË BARCELONËS, POLICIA THOTË SE BËNË “THIRRJE ISLAME”

Dy shqiptarë janë arrestuar të premten në mëngjes, pasi që me veturën e tyre janë përplasur në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës, teksa policia e këtij shteti ka thënë se ata kanë përdorur “thirrje Islame”, raporton Reuters.Në këtë incident nuk ka pasur të lënduar, ka bërë të ditur policia e këtij shteti.

Aeroporti i Barcelonës është pothuajse i boshatisur ashtu si të gjitha aeroportet nëpër Spanjë, shkaku i bllokadës së pjesërishme të vënë për ta luftuar pandeminë e koronavirusit.

Njësiti policor për çaktivizimin e bombave, “Tedax” ka konfirmuar se nuk ka pasur eksplozivë në veturë.

Policia rajonale e ka shpërndarë përmes “Twitterit” një fotografi të veturës së hirtë brenda terminalit, me të gjitha dyert e hapura dhe dy policë, njëri me qen, duke e kontrolluar.

“Kur u arrestuan, ata bënë një deklaratë Islame dhe nuk e dijmë ende se cili ishte qëllimi i tyre”, ka thënë komandanti i policisë rajonale, Eduardo Sallent.

Ardiana K

Read Previous

“46-VJEÇARI I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS, MORI PJESË NË VARRIM DHE TË PAME”

Read Next

Bleona Qereti nominon kolegët: Publikoni klipet para operacioneve