Espanyol befason Villarrealin si mysafir

Futbollistët e Espanyol kanë shënuar vetëm fitoren e tretë në këtë edicion garash, duke ushqyer shpresat për një mbijetesë të mundshme edhe sezonin e ardhshëm në ligën më të fortë të Spanjës.

Ndonëse përballë një ekipi të fortë, edhe atë në udhëtim, Espanyol arriti të arkëtojë tri pikë të rëndësishme kundër Villarreal, me golat e David Lopez në minutën 5 dhe Raul de Tomas në minutën 47.

Golin e vetëm për Villarreal, për të cilin kjo ishte humbja e tetë në këtë sezon, arriti ta shënojë Santi Cazorla në minutën 62 nga penalltia.

Mysafirët nga minuta 59 mbetën me një lojtar më pak në fushë pasi me karton të kuq u ndëshkua Javi Lopez.

Villarreal renditet në pozitën e tetë me 28 pikë, ndërsa Espanyol mbetet në fund të renditjes tabelare me vetëm 14 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Leganes një pozitë më lartë, nga gjithsej 20 ndeshje të zhvilluara deri më tash, transmeton KosovaPress.

0 Reviews

Write a Review

Besnik Mullaliu

Read Previous

Dukuria e fajdeve shënon rritje

Read Next

Kjo është simptoma e parë e kancerit të zorrës së trashë