Dua Lipa uron fansat për festën e Kurban Bajramit

Dua Lipa është ndër këngëtaret shqiptare që po thyen çdo akull sa i përket industrisë muzikore.

Ajo tashmë është bërë trend në listat e këngëve më të dëgjuara, ndërsa suksesi i saj sa vjen e po vihet në pah.

Por, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, shkrimi i saj ka përçuar një mesazh krejt tjetër.

(Foto: Instastory)

Bëhet fjalë për festën e Kurban Bajramit, për ditë të cilën ajo ka uruar të gjithë besimtarët mysliman.

“Gëzuar festën. Ju uroj shëndet, paqe dhe harmoni. Ju dërgoj shumë dashuri“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.

Ndërkaq, vlen të përmendet se është raportuar edhe ndaj suksesit të albumit të saj, i cili është klikuar mbi dy miliardë herë në vetëm katër muaj. 

Ardian H

Read Previous

Shkëlqeu në vitin e tij të parë në Serie A, Parma i ofron kontratë të re Dërmakut

Read Next

Nga shtatori mund të fillojë mësimi i pjesshëm në shkollat e Kosovës