Dramë në Gjermani, Paco Alcacer hero i Dortmundit

Paco Alcacer është heroi i ri i Dortmundit. Ai realizoi tre gola për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren ndaj Augsburgut në një ndeshje dramatike në xhiron e shtatë në Bundesligë.

Takimi u mbyll me rezultat 4 me 3, me Dortmundin që realizoi të katër golat në pjesën e dytë.

Finnbogason kaloi i pari mysafirët në epërsi në minutën e 22-të. Paco Alcacer, që u inkuadrua në minutën e 59-të, barazoi gjithçka në minutën e 62-të, nëntë minuta para se Max të kthente epërsinë te Augsburgu. Sërish 9 minuta më vonë, Paco shënoi për 2 me 2, ndërsa vetëm katër minuta më pas Mario Gotze kaloi “Milionerët” në epërsi. Në minutën e 87-të, Gregoritsch barazoi gjithçka për herë të tretë. Kur pritej se gjithçka u mbyll me barazim, Paco shënoi nga një gjuajtje e lirë në sekondat e fundit për fitoren e pestë të Dortmundit këtë sezon.

Dortmundi mbetet lider në tabelë me 17 pikë, pas shtatë ndeshjeve, teksa Augsburgu ka tetë pikë.

Gazetari

Read Previous

Thaçi i përgjigjet Veselit dhe Haradinajt

Read Next

Bardhi shënon supergol nga gjuajta e lirë