Lajme Rajon 

Dosja e çështjes “Basha” dorëzohet në gjykatë, bien akuzat ndaj kreut të PD-së për lobimin rus

Prokuroria ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, dhe të dy zyrtarëve të tjerë, ish-sekretari i përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi.

Tre prokurorët e çështjes nuk ishin në një mendim sa i përket vendimmarrjes, ndërsa dosja u dorëzua në limitet e afatit kohor.

Nga përmbajatja e dosjes mësohet se nuk janë gjetur prova për vepër penale, mbi akuzat e ngritura nga media lidhur me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbi  lobimin rus e pastrim parash.

Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako ishin të mendimit për ta çuar dosjen në gjykatë, kurse Kol Hysenaj për të vijuar ende hetimet. Por drejtuesja e prokurorisë nxori një udhëzim të përgjithshëm sipas të cilit rekomandon prokurorët të kryejnë veprime të mëtejshme për çështjen.

Ky udhëzim nuk është marrë në konsideratë nga dy prokurorë dhe duke qenë se afatet hetimore përfundonin sot, më 12 dhjetor, dosja është dorëzuar në gjykatë.

Gjykata, pas marrjes së dosjes, do të vendosë për hetim, rishqyrtim apo pushim të çështjes.

Hetimet nisën kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, pas një shkrimi të revistës amerikane, Mother Jones, kur edhe hodhi dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rusë kishin financuar në favor të Partisë Demokratike.

Bëhej fjalë për tre pagesa, ku më e madhja ishte një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e kompanisë së huaj, në favor të Partisë Demokratike.

Njëra nga pagesat është bërë nga kompania Biniata Trade, e regjistruar në Skoci, e cila ishte e krijuar si partneritet i dy kompanive të tjera, të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar.

Por aksionet e tyre zotëroheshin nga shtetas rusë.

Sipas akuzës , Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë të PD-së nuk i kishin deklaruar këto pagesa, veç një pagesë në shumën më të vogël, prej 25 mijë dollarësh./NOA.al/

Të fundit nga kategoria

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial