Do të doja të isha “fajtor” sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli, reagon djali i Ukshin Hotit

Andin Hoti i PDK’së, ka reaguar pas lajmit se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë për presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kreun e Partisë Demokratike, Kadri Veselin,

Djali i veprimtarit Ukshin Hotit, Andin Hoti ka shkruar se do të donte të ishte aq “fajtor” sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Do të doja të isha po aq ‘fajtor’ sa Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për çlirimin e Kosovës! Historia njeh shumë padrejtësi ndaj popullit shqiptar, të shtypur e të persekutuar. Kaluam shumë shekuj nën mizorinë e pushtuesve!

Por ishte pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës ajo që i dha fund kriminelëve pushtues. Djem të rinj, me guxim të pashoq! Me një synim të vetëm: Lirinë e Kosovës”

“Krenaria dhe lufta e UÇK-së është më e madhe se çdo fletë ku hudhen në të shpifje, montime e insinuata! Aktakuza do të mbetet në mendjen e dashakëqinjëve! Pafajësia ju takon çlirimtarëve”, ka shkruar ai.

Ardian H

Read Previous

Jack Grealish zgjedh dhjetë mesfushorët më të mirë në histori të Ligës Premier, lë jashtë listës legjenda si Scholes dhe Beckham

Read Next

Në momentin kur u publikua lajmi për aktakuzën, Presidenti Thaçi ndodhej në aeroplan