Ditorja finlandeze shpall Pajtim Statovcin për shkrimtar të vitit

Pajtim Statovci, 28-vjeçar, është zgjedhur shkrimtari i vitit në Helsinki të Finlandës.

Nga “Helsingin Sanomien” – gazeta e përditshme dhe ndër më të vjetrat në Finlandë – iu dha çmimi për romanin e veçantë “Macja ime Jugosllavia”, që deri tash është përkthyer në tetë gjuhë.

Përzgjedhja është bërë nga një grup shkrimtarësh në Helsinki.

Për Statovcin kanë shkruar edhe mediat e njohura në botë kohë më parë, duke e vlerësuar si shkrimtar që premton.

Gazetari

Read Previous

Kosovarja lind fëmijën e saj të parë në moshën 58 vjeçare

Read Next

Foto e rrallë: Hilmi Haradinaj me armë në luftë bashkë me Ali Ahmetin