Sporte 

Dieta strikte e Ronaldos, e cila e bën “bishë” edhe në moshën 34-vjeçare

Një nga çelësat e suksesit, që ka pasur Cristiano Ronaldo gjatë gjithë karrierës së tij në futboll, është mënyra e të ushqyerit. Kjo nënkupton një dietë të rreptë, që ylli portugez e zbaton me përpikëri. Këto ditë ai ka zbuluar diçka nga zakonet dietike, që zbaton aktualisht, në moshën 34-vjeçare.

Futbollisti i Juventusit ha deri në gjashtë herë në ditë, ndërsa peshku është në bazë të dietës së tij. Peshku ton dhe ai merluc janë të preferuarit e pesë herë tuesit të “Topit të Artë”.

Në mesin e mishit spikat e dominon pula, të cilin e konsideron një ushqim magjik për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave dhe yndyrës së ulët. Për mëngjes, një opsion që zgjedh Cristiano Ronaldo është proshuta me djathë dhe kosi me pak yndyrë. Nëse nuk e ka përdorur më parë, ish-lojtari i Real Madridit do të hajë edhe avokado, si një meze e lehtë gjatë ditës.

Dreka e parë mund të përbëhet nga pula dhe sallata, ndërsa e dyta mund të jetë me peshk ton, shoqëruar me sallatë, vezë dhe ullinj.

Për darkë do ta mbushë stomakun me mish, ose peshk, duke i ndarë ato në dy “seanca” të veçanta. Përveç kësaj, atij i pëlqen të flejë tetë orë në ditë dhe të marrë disa minuta sy gjumë gjatë ditës: deri në pesë. Sigurisht, këtë e kombinon me punën e shkëlqyer në palestër. Pishina dhe ushtrimet aerobike janë hobet e tij të preferuara për t’u relaksuar 100 për qind fizikisht.

0 Reviews

Write a Review

Të fundit nga kategoria

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial