Dhjetë anëtarë të NATO-s reagojnë pas njoftimit se SHBA do të tërhiqet nga traktati ‘Qiej të Hapur’

Dhjetë nënshkrues të marrëveshjes Qiej të Hapur kanë shprehur keqardhje për njoftimin e tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, e cila po diskutohet nga ambasadorët e NATO-s në Bruksel.

“Ne na vije keq për njoftimin e qeverisë amerikane se ai synon të tërhiqet nga marrëveshja Qiej të Hapur, megjithëse ndajmë shqetësime në lidhje me zbatimin e dispozitave të Rusisë”, thuhet në një letër të nënshkruar nga ministrat e jashtëm të dhjetë vendeve anëtare të NATO-s, transmeton Telegrafi.

Rëndësia e të pasurit barnatore në lagjen ku jetoni

E SPONSORUARMËSO MË SHUMË

Letra u nënshkrua nga Belgjika, Republika e Çekisë, Finlanda, Franca, Italia, Luksemburgu, Holanda, Gjermania, Spanja dhe Suedia.

Marrëveshja e Qiej të Hapur u nënshkrua në vitin 1992 dhe hyri në fuqi në vitin 2002. Kjo marrëveshje është nënshkruar nga 35 vende dhe i lejon vendet nënshkruese të kryejnë fluturime vëzhgimi mbi territoret e vendeve nënshkruese. Marrëveshja kontribuon në transparencë, e cila duhet të forcojë besimin e vendeve nënshkruese në bashkëpunimin për çështje të sigurisë. Që prej hyrjes në fuqi të saj, janë regjistruar mbi 1.500 fluturime vëzhgimi.

Ardian H

Read Previous

Përse nuk duhet ta mbani prezervativin në kuletë apo në xhep

Read Next

A e dini nga çfarë frikësohen femrat kur bëjnë seks për herë të parë?