Detajet nga marrëveshja përfundimtare ndërmjet Barçës dhe Juventusit për shkëmbimin e Pjanic dhe Arthur

Pas shumë javësh negociata më në fund ka ardhur akordi tek të gjitha palët.

Juventusi dhe Barcelona do ta bëjnë njërin nga shkëmbimet më të mëdha në vitet e fundit.

Mesfushori brazilian Arthur Melo më në fund ka pranuar t’i bashkohet Juventusit.

Zonja e Vjetër do t’i paguajë Barcelonës 70 milionë euro për lojtarin, plus pesë milionë euro të tjera bonuse.

Nga ana tjetër ëndrra e madhe e Miralem Pjanic do të realizohet dhe boshnjaku do të transferohet te Barcelona.

Në fakt Pjanic prej kohësh ka arritur marrëveshje personale me katalunasit dhe pritej vetëm akordi mes dy klubeve.

Barcelona për 30-vjeçarin ka pranuar të paguajë 60 milionë euro në drejtim të kampionit aktual të Italisë.

Marrëveshja mes palëve është arritur që lojtarët të prezantohen pas përfundimit të sezonit në Serie A dhe La Liga.

Mesfushori brazilian Arthur do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Juventusin, nga e cila do të fitojë pagë vjetore prej pesë milionë eurove neto në sezon.

Ndërsa marrëveshja personale e Pjanic me Barcelonën nuk është publikuar ende nga mediat në Spanjë dhe Itali. 

Ardian H

Read Previous

Prishtina e Ballkani në avantazh pas pjesës së parë, s’ka gola në Drenas

Read Next

Unitedi konfirmon largimin e nëntë lojtarëve