Lajme Vend 

DËSHTON KOALICIONI – Kurti i drejtohet qytetarëve dhe votuesve të tij

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pritet që nëpërmjet një statusi në Facebook të konfirmojë dështimin për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mëson KTV-ja.

Në mesazhin për qytetarët e Kosovës, Kurti pritet të tregojë detaje të ofertës së fundit që Vetëvendosja i ka bërë LDK-së, dhe që kjo e fundit e ka refuzuar.

Megjithatë, aty pritet të thotë që përpjekjet për arritjen e marrëveshjes do të vazhdojnë deri në momentin e fundit.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, ka thirrur në takim njerëzit më të afërt të tij për të dalë me një qëndrim definitiv rreth koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.Më të përfunduar ky takim, LVV pritet të bëjë publike qëndrimin e saj se si do të veprohet më tutje. Kështu bëjnë të ditur për Gazeta Blic burime brenda VV-së.
Plani “A” i VV-së që posti i Presidentit të mos përfshihet në marrëveshjen e krijimit të qeverisë, ka hasur në kundërshti nga LDK, e cila ka kërkuar që ky funksion t’i takojë atyre. Në këto rrethana, numri dy i VV-së Glauk Konjufca, ka paralajmëruar një plan B, për të nxjerrur vendin nga ngërçi politik.

VV dhe LDK si dy partitë e para për nga rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, janë pajtuar plotësisht për programin qeverisës, por ndarja e hiseve është bërë problem i madh për to, gjë që ka ndikuar në zvarritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.Ndryshe, zyrtarët e VV-së nuk shohin rrugë tjetër të formimit të qeverisë, në rast se LDK nuk pranon të bëjë marrëveshje me ta, duke përmendur edhe zgjedhjet e parakohshme si opsion të dytë.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial