Deschamps për Francën: Ekip i ri në maje të botës

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është i ngazëllyer që një ekip aq i ri i Francës ka arritur që të shpallet kampion i botës.

Franca sot e mundi Kroacinë në finale të Botërorit “Rusia 2018”, me rezultat 4:2, duke e sjellë në shtëpi titullin e dytë të kësaj gare.

“Sa e mrekullueshme! Është një ekip i ri që është në maje të botës”, ka thënë Deschamps pas ndeshjes me Kroacinë.

“Disa janë kampionë në moshën 19 vjeçare”.

“Nuk e luajtëm një lojë të madhe, por shfaqëm cilësi mendore. Dhe shënuam katër gola gjithsesi. E merituan të fitojnë. Grupi ka punuar aq zellshëm, dhe i kemi pasur disa momente të vështira përgjatë rrugës. Ka dhimbur shumë humbja në Kampionat Evropian dy vjet më parë, por na ka dhënë mësim po ashtu”.

“Fitorja nuk është për mua, është për lojtarët që e fituan ndeshjen. Për 55 ditë, kemi bërë shumë punë. Është kurorëzim suprem. Jemi krenar që jemi francezë, që jemi të kaltër. Fitorja në takim iu takon atyre. Rroftë Franca”.

Gazetari

Read Previous

Rrëzohet njëri nga lisat më të vjetër në Kosovë (VIDEO)

Read Next

Të hënën administrata e Komunës së Vushtrrisë fillon punën në objektin e ri