Deputetja Time Kadrijaj: Veprimet e Gjykatës Speciale puro politike

Time Kadrijaj është ndër deputetet që ka votuar kundër Gjykatës Speciale.

Kadrijaj thotë se veprimet e sotme të Gjykatës Speciale janë puro politike.

“Specialja është gjykatë politike. Është e padrejtë ajo që po u bëhet ish-ushtarëve të UÇK-së. Një gjykatë e tillë është dashur të ngrihet në Beograd pasi kemi mijëra gra të dhunuara dhe askush nuk është gjykuar. Ka qindra masakra dhe askush nuk është akuzuar”, tha deputetja e AAK-së, përcjell Telegrafi.

Deputetja e AAK-së thotë se këto akuza janë veprime të paskrupullta.

Kadrijaj thotë se Kosova është në moment delikat të zhvillimit të bisedimeve të drejtuara nga Amerika dhe e konsideron ta pakuptimtë këto aktakuza.

“Ne kemi mirëpritur dialogun e udhëhequr nga SHBA pasi kemi marrëveshje të pazbatueshme nga Serbia që janë drejtuar nga BE. Kemi shpresuar se me përfshirjen e SHBA-së do të kemi zgjidhje të këtyre problemeve të krijuara nga vet Evropa”, tha ndër të tjera Time Kadrijaj.

Ardian H

Read Previous

Serwer: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit s’është personale, Kosova është në telashe

Read Next

Shala u del në mbrojtje Thaçit e Veselit: Ata janë çlirimtarët e vendit tonë