DEPUTETJA E VV-SË: NËSE DEPUTETËT INFEKTOHEN ME KORONAVIRUS, TË MOS U VIHEN RESPIRATORËT

Fatmire Kollçaku nga Vetëvendosje ka pasur një thirrje interesante në Kuvendin e Kosovës, aty ku po mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan Insajderi. 

Nënkryetarja e Vetëvendosje, e cila me profesion është edhe epidemiologe ka bërë thirrje që nëse deputetët infektohen me koronavirus të mos ju vendoset respiratorët.

Sipas Kollçakut as në sallën e Kuvendit ku po mbahet seanca nuk ka siguri, ani pse janë dezinfektuar hapësirat.

“Ky mesazh që shkon nga kjo sallë është turpi. Unë kam thënë sot pa ardhur, pas pak fillon seanca e turpit dhe qëndroj prapa saj. Sot e kam postuar një video-spot, BBC që e ka jap të njerëzve që punojnë në kujdesin intensiv qendror, dhe i ftoj të gjithë ata që asnjë deputet nëse do të infektohej mos t’ia qesin respiratorin, sepse ne nuk jemi mbi ligjin, a po mendoni që jemi me imunitet politik e jemi edhe me imunitet karshi sëmundjeve, apo si deri tani gjithë politik-bërësit kanë qenë mbi ligjin, mbi shtetin, kurrgjë nuk ka vlejte, do të thotë edhe në kohë të pandemisë ne jemi mbi ligjin”, ka deklaruar deputetja e Vetëvendosjes, përcjell Insajderi.

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

ÇFARË MASASH MERREN NDAJ ATYRE QË NUK E RESPEKTOJNË NDALIMIN E QARKULLIMIT NË KOSOVË?

Read Next

Konjufca: Pro-amerikanizmi është i rrënjosur thellë në vlerat e shqiptarëve