DEPUTETJA E LDK-SË KA NJË PROPOZIM PËR VV-NË: MBAJENI KRYETARIN E KUVENDIT, NA JEPNI KRYEMINISTRIN

Refuzimi i Lëvizjes Vetëvendosje që t’ia jap postin e kryetarit të Kuvendit LDK-së, ka bërë që deputetja e kësaj të fundit i ka propozuar partisë së Kurtit që ta mbajnë postin e kryetarit të legjislativit, por t’ia japin LDK-së, postin e kryeministrit, meqë ende është në lojë.

Deputetja e LDK-së ka një propozim për VV-në: Mbajeni kryetarin e Kuvendit, na jepni kryeministrin

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, assesi të pajtohen për postet udhëheqëse të shtetit. Derisa LDK-ja po e kërkon rikthimin e postit të kryetarit të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje nuk po pajtohet me këtë kërkesë, shkruan Vizioni.info.

Por, meqë partia e Kurtit nuk po dëshiron të kthehet mbrapa, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri, ka dhënë një propozim për partinë e Albin Kurtit.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, deputetja Gaxherri, ka kërkuar nga Vetëvendosje që t’ia jep LDK-së postin e kryeministrit, në qoftë se nuk dëshiron të kthehet mbrapa për t’ia dhënë postin e kryetarit të Kuvendit.

Sipas saj, as Vetëvendosje e as LDK nuk mund t’i kenë të gjitha postet udhëheqëse në shtet.

“Në qoftë se vërtetë dikush po do t’i ikë, në fakt jo dikush, por Vetëvendosje sepse e ka përgjegjësinë kryesore ta krijojë Qeverinë, duke thënë se nuk duan të kthehen mbrapa se zyrtari i lartë është caktuar kryetar Kuvendi dhe po donë t’i ikë realitetit që ata duan ta kenë krejtësisht pushtetin në duar, gjithçka në kontrollë”.

“E nëse nuk është kjo, atëherë që ne nuk po e kthejmë mbrapa kryetarin e Kuvendit, por po diskutojmë postin e kryeministrit, sepse qoftë LDK, qoftë VV nuk mund t’i ketë tri postet udhëheqëse në shtet, nuk ka asnjë mundësi. Kështu që nëse nuk pajtohet me propozimin e LDK-së që i ka thënë pas një viti kur ne e zgjedhim, e realizojmë qëllimin ose marrëveshjen për presidentin ne po e kthejmë prapë kryetarin e Kuvendit, nëse nuk mund ta bëjmë këtë hap atëherë po e marrim kryeministrin, kjo është shumë e thjeshtë”, ka thënë Gaxherri për Insajderin.

Gazetari

Read Previous

Latifi i krahason VV’në e LDK’në me Mahmutovitët e Rexhepovitët

Read Next

Padia e Ramës ndaj Haradinajt, flasin ekspertët