Deputeti pakistanez: Ngrënia e karkalecave e shëron koronavirusin

Deputeti pakistanez, Riaz Fatyana, pohoi se ngrënia e karkalecave mund të shërojë koronavirusin përgjatë një debati në parlamentin e Pakistanit të mërkurën.

“Koronavirusi mund të shërohet duke ngrënë karkaleca. Nëse arrihet të bëhet hulumtim dhe vërtetohet se ngrënia e karkalecave (tiddi) mund të gjenerojë antitrupa kundër koronavirusit, atëherë njerëzit e Pakistanit vetë do të zgjidhin problemin dhe qeveria nuk do të duhej të bënte shumë ”, tha Fatyana në Parlament.

Videoja e deklaratës së tij në parlament është bërë virale në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që u propozuan kura të çuditshme. Në fillim të këtij muaji, një ministër tjetër pakistanez sugjeroi një kurë të pazakontë të COVID-19. Në një video virale, Fazal-ur-Rahman, i cili ishte anëtar i Asamblesë Kombëtare të Pakistanit për më shumë se dy dekada, u dëgjua duke thënë se gjumi mposht koronavirusin.

Pakistani ka raportuar 192 mijë raste me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins. Prej tyre, 3,755 kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 dhe 77.754 njerëz janë rikuperuar. 

Fitore H

Read Previous

Probleme në Gjermani, vazhdon rritja e rasteve të reja me COVID-19

Read Next

Disa shtete amerikane do të zbatojnë masën e karantinës për vizitorë