DEPUTETI I VV-SË NË DARKË ME MIQ, E SHIJON MUZIKËN FOLKLORIKE

Valon Ramadani, deputeti i Vetëvendosjes, ka zgjedhur që natën e së shtunes ta kalojë me miqtë e tij në fshatin jezercë të Ferizajt.

Madje duket se atij i pëlqen shumë edhe muzika folklorike.

“Duke shijuar të kaluarën përmes folklorit tonë në Jezercin e bukurive natyrore”, ka shkruar Ramandani mbi një fotografi të shpërndarë në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

Ramadani në zgjedhjet e fundit i ka marrë 12 mijë e 256 vota.

Në anën tjetër shefi i tij Albin Kurti dhe krye i LDK-së, Isa Mustafa ende nuk kanë mundur të merren vesh për koalicionin ndërmjet dy partive.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë përpjekje gjatë gjithë natës se mbrëmshme për të arritur një marrëveshje për koalicionin.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti me disa kolegë të tij ka qëndruar në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë ku kanë negociuar mundësitë për të dal nga ngërçi politik, shkruan Gazeta Insajderi.

Kurti ka shkuar në shtëpinë e Mustafës të cilën dikur e quante ranç.

Burime të Gazetës Insajderit brenda procesit kanë treguar se negociatat kanë qenë të vështira dhe nuk është arritur marrëveshje.

0 Reviews

Write a Review

Roland Mullaavda

Read Previous

Shkon në 29 numri i viktimave në Turqi/ Temperatura -5°C vështirëson kërkimin nën rrënoja

Read Next

Derisa VV’ja dhe LDK’ja çalojnë në formimin e qeverisë, deputetëve po ju ecin rrogat