DEPUTETI I VV-SË GODET LDK-NË: SLOGANIN BESO E SHNDËRRUAT NË TRADHTO

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, e ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për faktin e nisjes së mocionit dhe për faktin që ndaj partisë së tij po hidhen akuza për antiamerikanizëm.

“Albin Kurti është personi më i votuar nga populli dhe populli ynë është më pro- amerikani në botë”.

“Koalicionin e lidhëm duke e besuar në slloganin BESO, e fatkeqësisht disa u përkujdesën për ta shndëruar në TRADHTO”.

“Zgjedhjet do të vijnë pa merak, por mendoni se me kë do të bëni koalicion ju. Ne e kemi zgjedhur koalicionin me popullin”.

“Krahas të këqijave të tjera, sot qytetarëve ia keni shtuar edhe stresin në kohën e pandemisë, e ata nuk harrojnë”.

“Toka e Kosovës dhe qytetarët e saj janë më të rëndësishëm se sa individët dhe karrierat politike”, u shpeh ai gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës. 

Ardian H

Read Previous

COVID-19 “nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës”

Read Next

VJOSA OSMANI KUNDËR PARTISË SË SAJ: NUK MUND TË PAJTOHEM ME MOCIONIN E MOSBESIMIT