DEPUTETI I VV-SË: AGIMA KA PLOTË, QEVERIA KURTI ËSHTË NJË

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka marrë fjalën në Seancën për mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan Insajderi.

Basha në fjalimin e tij është shprehur se Agima ka plotë, por jo një qeveri si Qeveria Kurti – duke krahasuar ministrat aktual me ata të Qeverisë së kaluar.

“Jeni tu e rrëzu qeverinë ma të mirë në Kosovë, përfshi edhe ministrat e juaj Agima ka plotë kësi Qeverie jo”, i është drejtuar deputetët të LDK-së , deputeti i VV-së, Dimal Basha.

Mes tjerash, deputeti është shprehur se Vetëvendosje do t’i bëjë ballë të gjithë viruseve.

“Kena me kanë këtu mi luftu krejt virusat, kofshin politikë kofshin biologjik”, ka thënë ai.

Sipas tij Qeveria Kurti ka ardhë në pushtet për të qeverisur ndryshe, madje sipas tij nëse edhe Isa Mustafa do të jepte një deklaratë si të Agim Veliut, do të shkarkohej.

“Me pas pasë edhe Isa Mustafën jau kishum shkarku, nuk ka jena hi me punu ndryshe nuk ka ma njëjtë – ju kishim pshtu edhe juve, nuk funksionojë kjo qeveri nëse punon kundër saj”, ka thënë Basha.

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

Fetah Rudi i drejtohet kryeministrit: Më zhgënjyet mua dhe tradhtuat besimin e qytetarëve

Read Next

HIPOKRIZIA E HAKI ABAZIT: FLET KUNDËR KRIMIT, POR TINËZ PUBLIKUT FLET NË TELEFON ME NJERIUN QË KREU DY VRASJE