Deputeti i AAK-së inicon rivarrimin e Shotë Galicës në Kosovë

Deputeti i Aleanës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka njoftuar se i ka bërë një kërkesë kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti për rivarrimin e heroinës Qerime Radisheva (Shotë Galica) nga Kruja në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Syla është shprehur se Këshilli Bashkiak i Krujës, ka vendosur që të zhvendos varrin e Shotë Galicës në një lokacion tjetër, por, sipas tij, Heroina e meriton të pushojë pranë bashkëluftëtarit dhe bashkudhëtarit të saj Heroit Azem Bejt Galica. 

Postimi i plotë i Sylës: 

Të nderuar qytetarë, 

Të hënën me 27 korrik, i kam adresuar një kërkesë Kryeministrit Avdullah Hoti, për të nxjerr vendim qeveritar për rivarrimin e Heroinës Qerime Halil Radisheva (Shotë Galica) në Kosovë. 

Këshilli Bashkiak i Krujës, ka vendosur që të zhvendos varrin e Shotë Galicës në një lokacion tjetër, por, Heroina e meriton të pushoj pranë bashkëluftëtarit dhe bashkudhëtarit të saj Heroit Azem Bejt Galica. 

Një varr i zbrazët që e shihni në foto, është pikërisht vendpushimi i saj në Galicë të Vushtrrisë, pranë Azemit. 

Mbes me shpresë që kjo kërkesë do të realizohet!

Fitore H

Read Previous

Greqia nuk regjistron asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit, konfirmohen 57 raste të reja me COVID-19

Read Next

OBSH jep alarmin ndaj rritjes së rasteve nga koronavirusi tek të rinjtë