Deputeti egjiptian: Ne besojmë në luftën fisnike të UÇK-së ku ranë dëshmorë edhe pjesëtarë të komunitetit tonë

Deputeti nga komuniteti egjiptian Elbert Krasniqi tha se beson fuqishëm në luftën e pastër të UÇK-së, në luftën e së cilës ranë dëshmorë edhe bashkëkombas të tij.

Ai tha se komuniteti i tij ka kontribuar në fitimin e luftës fisnike nga UÇK-ja, njofton Klan Kosova.

“Si deputet i egjiptian besoj në luftën e pastër që kontribut kanë dhënë edhe të komunitetit tonë dhe ka dëshmorë. Si pjesëtarë të komunitetit egjiptian kemi qenë aktivë sepse Kosova është atdheu ynë. Komuniteti jonë ka pasë përmbi 70 ushtarë në UÇK dhe ka të rënë. Lufta e UÇK-së ishte fisnike”.

Krasniqi që vjen Inciativa e Re Demokratike e Kosovës tha se është optimist se proceset ku po kalon Kosova do të përfundojnë në dobi të saj.

Ndërkaq, sot ishte Dita e Egjiptianëve që u shënua edhe me disa aktivitete që për qëllim kishin diskutimin në përmirësimin e jetës së tyre në Kosovë.

“Si subjekt politik kemi organizuar një tryezë me diskutime mbi temën e gjithëpërfshirjes. Kemi marrë pjesë deputetë, shoqëri civile ku diskutuam për këtë temë që është shumë e rëndësishme jo vetëm për komunitetin tonë. Gjithëpërfshirja është standard që duhet të punohet shumë për të qenë të kënaqur për arsimimi cilësor, punësim, banim social”.

“Mungon dora e shteti në përmirësimin e jetës së komunitetit joshumicë, jo vetëm nga Kosova por edhe faktori ndërkombëtar ka pasë fokus kryesor te komuniteti serb dhe ne të tjerët kemi mbetur të anashkaluar”.

Fitore H

Read Previous

Vdes një person në aksident trafiku

Read Next

SHBA regjistron mbi 34 mijë raste të reja me COVID-19