DEPUTETËT E VV-SË PREJ DRITAREVE I MOTIVOJNË PROTESTUESIT PARA KUVENDIT

Që nga ora 16:20 disa përkrahës të VV-së janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës. Të njëjtit janë duke protestuar kundër mocionit për rrëzimin e Albin Kurtit.

Indiferentë ndaj këtyre protestuesve nuk kanë qëndruar deputetët e VV-së, të cilët prej dritareve të Kuvendit iu kanë dhënë “zemër” protestuesve të mbledhur para Kuvendit.

Ndryshe partia e Albin Kurtit përmes një njoftimi ka bërë me dije se kjo protestë nuk është organizuar nga ata.

Thirrjen për protestë e ka bëtë Valdrin Ahmeti, i cili është pjesë e VV-së, por ka thënë se këtë nuk e ka bërë me përkrahjen e partisë.

Ardian H

Read Previous

Agim Veliu: Albin Kurti është më i rrezikshëm se koronavirusi

Read Next

ZBULOHET GRUPI I MILITANTËVE TË VV-SË QË PO IU BËJNË PRESION DEPUTETËVE TË LDK-SË, PJESË EDHE BOIKEN ABAZI