Lajme 

Del fotografi tjetër ku edhe Albin Kurti shihet i ulur afër Gjuriqit

Dikur thoshte se nuk ulet asnjëherë në një tavolinë me Marko Gjuriqin por Albin Kurti duket se tashmë ka ndryshuar mendim.

Sonte ata janë parë afër njëri-tjetrit në takimin e organizuar nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë me temë ‘Dialogu i Ballkanit’, transmeton Indeksonline.

Në një fotografi që ka arritur të siguroi Indeksonline, Kurti shihet që e ka afër të ashtuquajturin Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbinë, Marko Gjuriq.

Ky i fundit e ka mohuar gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë.

Po ashtu Gjuriq njihet për deklaratat e tij anti-Kosovë.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial