DAUT HARADINAJ NDEZË CIGAREN BRENDA SALLËS SË KUVENDIT – DALIN PAMJET

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka shkelur ligjin që ndalon pirjen e duhanit brenda hapësirave të mbyllura, shkruan Insajderi.

Në momentin kur bashkëpartikau i tij, Bekë Berisha ka marrë fjalën për t’ju kundërpërgjigjur Glauk Konjufcës, prapa tij kamera ka kapur edhe momentin teksa Haradinaj shihet duke ndezur e pirë cigaren brenda hapësirës.

Duket se orët e gjata brenda sallës së Kuvendit e kanë shtyer Haradinajn të bëjë një veprim të tillë, i cili sipas ligjeve të Kosovës është i dënueshëm.

Shikojeni videon:

Ardian H

Read Previous

ECDC dërgon paralajmërim serioz: Vera nuk ka gjasa të ndalojë coronavirusin

Read Next

BEKË BERISHA – ALBIN KURTIT: KY NJERI ËSHTË I DASHURUM NË VETËVETE