Dafina Zeqiri publikon sekuenca nga kënga “Aman”, në bashkëpunimi me Ledri Vulën dhe Lumi B

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ditë më parë ka paralajmëruar një bashkëpunim unik.

Kësaj radhe ajo ka zgjedhur që të sjellë në treg këngën, që do të jetë në bashkëpunim me reperët Ledri Vula dhe Lumi B.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka ndarë disa sekuenca nga projekti ri, ndërsa bën të ditur se do të lansohet me 1 korrik.

Videoja e ndarë me fansat e saj, shfaq treshen duke u argëtuar, teksa duken me stile tejet të veçanta.

Edhe para disa ditësh, Dafina ka sjellë disa imazhe atraktive, ndërsa ka ndryshuar totalisht pamjen për xhirimet e klipit.

“Aman” titullohet projekti që ka bashkuar tre artistët, të cilët në industrinë muzikore cilësohen mjaft të suksesshëm. 

Ardian H

Read Previous

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Read Next

Nënkryetari i PSD-së: Specialen më mirë ta kishte themeluar OKB-ja se që e bëri vet Kosova