Dafina zbulon politikanen e saj të preferuar

Këngëtarja Dafina Zeqiri që po shijon suksesin e projektit ‘Një herë në jetë’ nuk është se merr shpesh pozicionime politike.

Ndryshe prej shumë kolegëve të saj, Dafina që prej fillimeve të karrierës ka qëndruar relativisht larg politikës.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk nënkupton që Zeqiri nuk ka preferenca.

Ajo në rrjete sociale e ka treguar tërthorazi politikanen e saj të preferuar.

Dafina ka publikuar një sekuencë nga një intervistë televizive realizuar së fundmi nga Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

‘Fuqia e vajzave’ – ka qenë përshkrimi i Dafinës sipër videos së ndarë në Instagram duke treguar edhe një herë anën e saj goxha feministe. /Prive.al

Fitore H

Read Previous

KRONIKË NË FUSHË, MOMENTI KUR U LËNDUA ARBËR ZENELI

Read Next

Vështirësi në pagesat për taksa dhe shërbime, miliona njerëz të papunë në SHBA