Daçiq: Kosovarët ta kenë të qartë, çështja e Kosovës nuk ka përfunduar ende

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Zëvendëskryeministri i këtij vendi, i ka cilësuar bisedimet mes Serbisë e Kosovës në Bruksel si mjaft të vështira.

Në një intervistë për media në Bruksel, Daçiq ka pohuar se pala kosovare duhet ta ketë të qartë se “çështja e Kosovës nuk ka përfunduar”.

Ai i ka deklaruar se të gatshëm për kompromis janë, por që një gjë e tillë megjithatë do të jetë shumë e vështirë.

“Qëndrimet janë të kundërta, palët e kuptojnë rëndësinë e vazhdimit të negociatave dhe të gjejnë një zgjidhje afatgjate. Ne jemi për kompromis, por kompromisi është i vështirë”, ka deklaruar Daçiq.

“Prishtina duhet ta dijë se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht”. “Do të shohim çfarë mund të shpejtojmë”. “Nëse duan kompromis ne jemi gati”. /klankosova/

Gazetari

Read Previous

Zotat Viking ringjallen nga Gjuha Shqipe

Read Next

Ndërroi jetë profesori Hajzer Krasniqi, ish kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe themelues i LDK-së