Curry, i gatshëm për rinisjen e sezonit në NBA

Ylli i Golden State Warriors, Steph Curry, thotë se ai është absolutisht gati për t’u kthyer në fushën e lojës, por thotë se do të jetë e vështirë të luhet kundër një kundërshtari që ka testuar pozitivisht për koronavirus.

Sezoni 2019/20 i NBA ka qenë i suspenduar shkaku i përhapjes së virusit Covid-19 në botë që nga 11 marsi, ndërsa liga po synon t’i rinisë ndeshjet në mes të muaj korrik, transmeton Gazeta Express.

Lojtarët tashmë janë lejuar të fillojnë stërvitjet në kampet e ekipeve të tyre, mirëpo duke qëndruar të izoluar nga lojtarët e tjerë, pasi që NBA pritet t’i bëjë të ditura në detaje planet për këtë sezon më 1 qershor.

Kur u pyet se a është gati të kthehet në ndeshje, Curry tha: “Absolutisht. Unë mendoj që po. Mendoj që kemi bërë shumë biseda për këtë dhe ata do ta rinisin sezonin kur ta kuptojmë se si mund ta bëjmë këtë duke mos rrezikuar asgjë, si ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Megjithatë, Curry tha se kthimi do të duhet të “ketë kuptim” dhe u shpreh i shqetësuar për ndeshjet kundër ekipeve që kanë lojtarëve që më parë kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

“Epo, kjo do të ishte e vështirë. Nëse ky është një skenar i vërtetë, nëse duhet të kthehesh dhe nuk ka vaksinë, atëherë nuk mund të garantosh se askush nuk do të infektohet”.

“Mendoj se ne jemi në një pozitë kur të gjithë po themi se jemi gati të luajmë dhe të gjithë e dimë se në çfarë po përkushtohemi. Dhe, nëse nuk është e kuptimtë t’i rinisim ndeshjet, atëherë s’do t’i nisim”. 

Ardian H

Read Previous

Shërohen të gjithë të infektuarit me koronavirus në Shtime

Read Next

Juventusi lidhet me një transferim të Jordi Albas